Kujdes me antibiotikët në shtatzani në këtë sezon gripesh

Një studim nga University College në Londër, botuar në British Medical Journal, zbuloi se disa antibiotikë të jepen zakonisht, siç janë klaritromicina dhe eritromicina (dhe të gjithë të tjerët që i përkasin klasës makrolide), mund të shoqërohen me një rrezik të defekteve të mëdha kongjenitale te foshnja e porsalindur, veçanërisht keqformimet e zemrës, nëse merren gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë.

Jo të gjithë antibiotikët janë të sigurt në 9 muaj

Shkencëtarët monitoruan shëndetin e më shumë se 104,000 foshnjeve të lindura në Mbretërinë e Bashkuar midis viteve 1990 dhe 2016 për rreth gjashtë vjet, nënat e të cilëve kishin marrë të paktën një recetë me antibiotikë, makrolide ose penicilinë gjatë shtatzanisë. Interesi u drejtua në veçanti ndaj keqformimeve më të rëndësishme gjatë lindjes dhe katër çrregullimeve neuro-zhvillimore (paralizë cerebrale, epilepsi, Adhd dhe çrregullim i spektrit autik).

Analiza e të dhënave tregoi se 186 raste të keqformimeve neonatale janë regjistruar në 8.632 fëmijë (21.55 në 1.000) në grupin e nënave të cilave u përshkruheshin makrolide, ndërsa në grupin e grave që kishin marrë penicilinë rastet e keqformimeve ishin 1.666 nga 96 mijë fëmijë (17.4 për 1,000).

Tremujori i parë është periudha më e rrezikshme

Periudha e rrezikut më të madh rezultoi të ishte tremujori i parë i shtatzanisë: rreziku i defekteve të lindjes ishte 28 në 1000 krahasuar me 18 në 1000 në grupin e penicilinës. Ndikimi më i madh ishte në zemër: në grupin e nënave që kishin marrë makrolide, 10 nga një mijë foshnje me keqformime në zemër (krahasuar me 6 nga 1.000 në grupin tjetër). Sidoqoftë, nuk u gjet asnjë lidhje midis përdorimit të makrolideve dhe incidencës së katër çrregullimeve të nervozhvillimit që ishin marrë në konsideratë në fillim të studimit.

Ruth Gilbert, midis autorëve të studimit, shpjegoi se makrolidet duhet të përdoren me kujdes gjatë shtatzanisë dhe nëse ekzistojnë antibiotikë alternative ato duhet të zgjidhen, në pritje të hulumtimit të mëtejeshëm.

Ta dini!

Mekanizmi me të cilin eritromicina shkaktonë dëm për fetusin nuk është identifikuar ende. Sidoqoftë, gratë kurrë nuk duhet të ndalojnë marrjen e antibiotikëve kur është e nevojshme, pasi infeksionet e patrajtuara mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh për fëmijën e palindur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share