Arrestohet shtetasi i Kosovës që po kërkohej nga Interpoli, u kap në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”

Nga MPB njoftojnë se në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme” arrestohet shtetasi i Kosovës që po kërkohej nga Interpoli.

“Më datë 07.01.2024 në ora 17:00 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të K.S. (35) nga Republika e Kosovës, i cili ka paraqitur letërnjoftim të Kosovës, është konstatuar se në evidencë ai është me masën “arresto” me kërkesë të Interpolit. Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën ka deklaruar se gabimisht ka paraqitur letërnjoftimin e dikujt tjetër, pas çka ka paraqitur dokumentin e tij të udhëtimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për G.M.(28) nga Republika e Kosovës. Ai është ndaluar dhe i është dorëzuar zyrtarëve të policisë për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share