Pa ujë nesër do të jenë konsumatorët e numrave çift në bulevardin “ASNOM” në Shkup.
Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë është defekti në tubacionin lidhës F100mm në bulevardin “ASNOM” 170 përballë FFM-së.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në përfundimin e defektit.