Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë se lufta kundër Hamasit nuk duhet të ndalet derisa Izraeli të arrijë tre objektiva kryesore.
Sipas tij këto objektiva janë: Eliminimi i Hamasit, kthimi i pengjeve tona dhe garantimi që Gaza nuk do të jetë më një kërcënim për Izraelin.
Ai u shpreh se Izraeli nuk do t’i japë Hamasit imunitet dhe tha se do të luftojnë për të rivendosur sigurinë si në jug ashtu edhe në veri të vendit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Deri atëherë dhe për këtë qëllim do të lihet gjithçka mënjanë dhe të vazhdohet me forca të përbashkëta derisa të arrihet fitorja e plotë”, është shprehur tutje ai.