Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se Spanja ka vendosur t’i njohë pasaportat e Kosovës.
“DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti”, tha Bislimi.
Ai theksoi se Spanja është destinacioni i ri që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë përmes liberalizimit të vizave, “e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”.
“Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, deklaroi Bislimi.