Basketboll: Real Madridi, Virtus Bologna dhe Barcelona  mbajnë tre pozitat e para në Euroleague

Në Euroligën e basketbollit për meshkuj janë zhvilluara  ndeshjet e raundit të 19-të. Skuadrat vendase ishin më të suksesshme në shtatë takime, ndërsa ato mysafire shënuan vetë dy fitore.

 Ndeshje  dramatike  u  zhvillua në Madrid mes Realit dhe skuadrës turke Anadolu Efes e cila  pas  kohës  shtesë  përfundoi me fitore të vendasve me rezultatin 130-126 . Lojtari më efikas në kë përballje ishte  Xhanan Musa me  40 pikë, 2 kërcime e 8 asiste, ndërsa te skuadra  turke më efikas ishte Shane Larkin me 32 pikë 5 kërcime e 9 asist.

 Pas  19  xhirove t7 zhvilluara kryeson  Real Madridi me 17 fitore e 2  disfata, para Virtus Bolognanë vendin e dyë  me 14  fitore e 5  humbje  dhe  Barcelona në vendin e tretë me 13 fitore  e 6 humbje

Rezultatet  e  xhiros së 19-të

Real Madrid – Anadolu Efes 130-126

Barcelona – Baskonia 89-85

Milano – Bayern 76-62

Valencia – Panathinaikos 81-82

Alba Berlin – Virtus Bologna  68-83

Olympiakos – Monaco 75- 73

Crvena zvezda – Partizan 88-72

Lyon-Villeurbanne –Zalgiris Kaunas 93-79

Fenerbahce – Maccabi Tel Aviv 109-74

Lexo gjithashtu
Total
0
Share