Momente “terrori” në avionin e Alaska Airlines (VIDEO)

SHKEPUTET DERA E DALJES SE EMERGJENCES GJATE FLUTURIMIT, BOEING  737-9 MAX BEN ULJE EMERGJENTE

Pasagjerët në një avion të  linjës ajërore Alaska Airlines përjetuan momente terrori  kur një  dritare u shkëput pak para ngritjes së avionit.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Portland për në Ontario, Kaliforni me 177 persona në bord kur u detyrua të bënte një ulje emergjente.

Pamjet tronditëse nga brenda  avionit i cili ishte i ri dhe iu dorëzua linjës ajrore nëntorin e kaluar tregojnë pasagjerët të cilët janë në panik.

Në një deklaratë për shtyp shefi ekzekutiv I komapnisë Ben Minicucci tha se  avioni do të kthehet në funksion  vetëm pas inspektimeve të mirëmbajtjes dhe sigurisë, të cilat pritet të përfundojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Pas incidentit drejtuesit e kompanisë  vendosën të ndalojnë përkohësisht  flotën prej 65 avionësh që të fluturojnë ./KlanNews

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share