KF Gostivari do të drejtohet nga trajner gjerman me prejardhje turke?

Klubi i futbollit Gostivari përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit do ti fillon ashtu siç ishte paralajmëruar me 9 janar në mesditë me grumbullimin e pare.

Sipas burimeve ekskluzive të Klan Maqedoni, ekipi i Gostivarit përgatitjet për sezonin pranveror do t’i fillojë me shef të ri të stafit teknik. Bëhet fjalë për një trajner gjerman me prejardhje turke emri i të cilit do të publikohet të dielën në takimin e tij të parë me drejtuesit e klubit dhe stafin e tij teknik

Gjithashtu deri të martë kur edhe fillojnë përgatitjet e ekipit për sezonin pranveror do të mësohet për përforcime të mundshme dhe emrat e lojtarëve të cilët do të lirohen nga obligimet e klubit .

Gostivari pjesë vjeshtore të kampionatit e përfundoi në pozitën e pestë m e 6 fitore, 6 barazime dhe 6 disfata duke grumbulluar 24 pikë, ndërsa n♪7 xhiron e 19-të më 18 shkurt, me fillim në orën 14:00 është nikoqire e Vardarit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share