Pas rastit që tronditi opinionin publik ku 41 vjeçarja nga Durrësi i dha fund jetës për shkak të bullizmit në rrjete sociale, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit thotë se Policia e Shtetit do bëjë gjithçka për parandalimin e rasteve të dhunës ndaj grave e vajzave.
Poshtë reagimit të ministrit, janë afishuar dhe numrat ku çdo vajzë apo grua mund të denoncojë në rast se përjeton dhunë.
Reagimi i ministrit:
Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!
#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE. Askund!
Kërko ndihmë në 116117
Raporto në 129