BDI, sipas Lëvizjes Besa, nuk duhet deklarativisht të dënojë sulmin në M-NAV, por duhet urgjentisht ta përjashtojë Bekim Nezirin nga partia, përcjell KlanM.
“Duhet urgjentisht të kërkojë shkarkimin e tij nga çdo pozitë në M-NAV! BDI nuk duhet të vazhdojë të luaj rolin e dyfytyrëshit, por të veprojë. Distancou nga Ramiz Merko e përqafohu me të nëpër evente, distancohu nga Bekim Neziri edhe puno për ta shpëtuar nga drejtësia, distancohu nga Drini dhe pasurohu me “Soravia”. Nuk duhet distancim, por veprim!”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./KlanMacedonia