Shteti i Turqisë, përkatësisht Ekipet e Degës së Regjistrimit të Trafikut dhe Departamenti i Policisë kanë promovuar sot fushatën interesante e njëkohësisht edhe vetëdijësuese për shoferët.
Kjo fushatë u realizua në mënyrë që drejtuesit e automjeteve të shohin pasojat nëse shkelin rregullat në trafik.
Raportohet nga mediat turke se vetura të dëmtuara gjatë aksidenteve janë vendosur në disa mbajtëse hekuri në autostradën Kars – Erzincan, në lartësi afësirsht 2 metra ku shoferët mund t’i shohin ato mjaftë mirë.
Gjithashtu mbi veturat e aksidentuara janë vendosur shenjat si ajo e kufizimit të shpejtësisë, ndalimit të përdorimit të telefonit dhe mos ngasjes nën ndikimin e pijeve akoolike.
Qëllimi i kësaj kampanje që pritet të përhapet në të gjithë qytetin është minimizimi i aksidenteve të trafikut.