POLICIA MERR NË PYETJE BEKIM NEZIRIN
Pas sulmit të djeshëm ndaj disa të punësuarve në kompaninë Navigacioni i Maqedonisë (M NAV), institucioni vazhdon të jetën nën mbrojtjen e forcave të sigurisë së MPB-së, përderisa institucionet kompetente po ndërmarrin veprime për zbardhjen e rastit.
Ministria e Brendshme siç përcjellë Klan M, ka mbajtur në stacion katër persona në lidhje me sulmin në këtë institucion, ndërsa është në kërkim edhe të katër të tjerëve. Nga MPB thanë se, në mesin e personave që janë mbajtur në stacion policor për këtë rast, është edhe kryetari i degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri.
“Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, po zhvillohet bisedë zyrtare në stacion policor me personin B.N.” – thonë nga MPB.
Edhe nga Prokuroria Publike njoftuan se po ndërmarrin veprime për zbardhjen e rastit.
“Për momentin po ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit. Prokuroria Themelore Publike Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga ana e Ministrisë ë Punëve të Brendshme, ndërsa për procedurën e mëtejme do ta informojë publikun në mënyrë adekuate” – thonë nga Prokuroria Publike.
Rasti në fjalë, ndodhi gjatë ditës së djeshme pas konferencës për media të kryetari të Sindikatës së Kontrollorëve të Flutirimeve, Aleksandar Tasevski, ku ai informoi se anëtarët e sindikatës janë nën presion të përforcuar nga ana e drejtorisë së institucionit dhe pas kësaj konference, 8 persona kanë hyrë me dy vetura në objekt dhe kanë sulmuar të punësuar nga përkatësia etnike shqiptare.
Sipas portalit SDK, sulmuesit kanë kaluar tre barriera të sigurisë, derën e hyrjes në objekt ku kanë qasje vetëm ata që kanë kartelë elektronike dhe në kullën e kontrollit ku nuk ka mundësi lëvizjeje pa shoqëri, megjithatë sulmuesit kanë lëvizur nën shoqëri në Bekim Nezirit, i cili është i punësuar i përhershëm në M NAV. Ai i ka futur sulmuesit direkt në dhomën e radarëve, ku ka ndodhur sulmi fizik ndaj një pjese të tyre, sepse i kanë dhënë mbështetje Tasevskit kundër punësimeve partiake, por edhe të kundërshtojnë menaxhmentin e udhëhequr nga drejtori Fahrudin Hamidi. /KlanMacedonia/