Aktet e sjella në kohën e Georgievit janë në fuqi

K.GJ. – VENDIMI I ADMINISTRATIVES NUK I VË NË PIKËPYETJE VENDIMET E KËSHILLIT GJYQËSOR

Të gjitha vendimet e Këshillit Gjyqësor që janë sjellë gjatë kohës kur kryetar ishte Sashko Georgiev, janë në fuqi. Kështu njofton për mes një kumtese Këshilli Gjyqësor, pas në opinion u hapën dilema nëse ato duhet të shfuqizohen për shkak të vendimit të Gjykatës Administrative se Vesna Dameva është shkarkuar në mënyrë joligjore nga funksioni i kryetares së Këshillit.

“Në lidhje me deklaratat e djeshme publike, të cilat hapin dyshime për pavlefshmërinë e të gjitha akteve të miratuara në periudhën nga zgjedhja e Sashko Georgievit për kryetar të Këshillit Gjyqësor të RV-së e deri në momentin e dorëheqjes së tij, dhe në lidhje me aktgjykimin e formës së prerë dhe të ekzekutueshëm të Gjykatës Administrative duhet të vendosë Këshilli Gjyqësor me qëndrim se të gjitha aktet e nxjerra gjatë kësaj periudhe janë në fuqi ligjore. Aktvendimi i Gjykatës Administrative nuk e vë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimeve të Këshillit Gjyqësor si organ kolektiv, sepse anulohet vendimi për shkarkimin e kryetares aktuale” – thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Dy ditë më parë, Georgiev dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Këshillit Gjyqësor pasi Gjykata Administrative konstatoi se Vesna Dameva është shkarkuar në mënyrë joligjore nga posti i kryetares së Këshillit Gjyqësor.

Ndërsa ekspertët juridik vlerësojnë se të gjithë që dëshirojnë të ankohen për vendimet që Këshilli Gjyqësor i sjellë nga maji 2023 deri më 3 janar 2024 kur kryetar ishte Georgiev, mund ta bëjnë atë, me çka procedurat mund të përsëriten. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share