Bekim Neziri merret në pyetje në polici për sulmin e djeshëm në M-NAV

Bekim Neziri, i cili i lejoi disa persona të hyjnë në objektin e M-NAV dhe të sulmojnë fizikisht punonjësit, aktualisht ndodhet në stacionin policor dhe po intervistohet.

Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.

“Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj punonjësve të M-NAV me urdhër të Prokurorisë Publike po zhvillohet një bisedë zyrtare me B.N.

Neziri është ndaluar në stacionin policor mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve, kryetari i degës së BDI-së në Çair, me kartelën e tij ka lejuar disa persona të cilët nuk ishin të punësuar në kontroll, dhe të cilët kanë sulmuar fizikisht disa nga punëtorët.

Kujtojmë se dje 8 persona kanë hyrë në ambientet ku ndodhen radarët dhe kontrolli i qarkullimit ajror. Ata nuk janë ndalur nga sigurimi dhe me ta ka qenë një punonjës, i cili i ka lejuar të hyjnë në pallat me kartën e tij.

Punonjësit e kontrollit ajror po përballen me një presion të madh pasi i dhanë mbështetje sindikatës, e cila nga ana e saj kundërshton punësimet e reja, pra kriteret e kërkuara për personat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share