MPB me një helikopter policie gjeti gruan që raportohej se ishte larguar nga shtëpia në fillim të këtij viti, përcjell KlanM. 55 vjeçarja që raportohej se kishte humbur kontaktin me familjarët që nga data 1 janar, është nga fshati Kosovë, që gjendet në rajonin e Makedonski Brodit.
“Sot (04.01.2023), zyrtarë policorë nga Departamenti i Njësive të Aviacionit pranë MPB-së në koordinim me MPB-në Manastir në zonën e fshatit Trebovlje gjeti dhe transportoi në mënyrë të sigurt V.N (55) nga fshati Kosovë në Makedonski Brod, e cila më datë 01.01.2024 është raportuar nga vëllai i saj B.N (50) në NjPB Makedonski Brod se është larguar nga shtëpia. VN i është dorëzuar stafit mjekësor në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza'”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia