Blinken do të vizitojë Lindjen e Mesme për të katërtën herë që nga lufta

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë sot në Lindjen e Mesme për herë të katërt që nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit në tetor.

Një zyrtar amerikan i paidentifikuar tha për agjencitë e lajmeve AFP dhe Reuters se vizita e tij do të përfshijë një udhëtim në Izrael, mes shqetësimeve për efektin që konflikti me Hamasin po ka në rajonin më të gjerë.

Zyrtari tha se Blinken niset sonte “për ndalesa në një numër kryeqytetesh, përfshirë Izraelin” – por nuk ofroi ndonjë detaj të mëtejshëm në lidhje me itinerarin e Blinkenit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vjen pasi nënkryetari i Hamasit, Saleh al-Arouri u vra në Bejrut të martën, duke bërë që grupi libanez Hezbollah të thotë se vrasja “nuk do të mbetet e pandëshkuar”. Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përfshirjen e tij, por një zëdhënës e quajti atë një “sulm kirurgjik kundër udhëheqjes së Hamasit”./Klankosova.tv/.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share