Prokuroria Themelore Publike Shkup aktakuzë ndaj 33-vjeçarit, goditi me shuplakë një person dhe qëlloi në ajër

Pas një procedure hetimore, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër 33 vjeçarit nga Shkupi për veprat penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3. lidhje me paragrafin 1, Dhuna nga neni 386 paragrafi 1, si dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 i Kodit Penal.

I pandehuri në veturën e tij Audi Q5 mbante pa leje një armë zjarri, një pistoletë të markës AG-9 dhe dy korniza me gjithsej 30 fishekë. Para një ndërtese në rrugën “John Kennedy”, ai i drejtoi armën tre personave, duke goditur njërin prej viktimave me shuplakë. Më pas ka qëlluar një plumb në ajër. Duke vepruar kështu, ai ka kryer dhunë të rëndë dhe ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën e viktimave, si dhe ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, kërcënimit dhe frikës në opinion.

Prokurori publik ka dorëzuar edhe propozim të veçantë në Gjykatën Themelore Penale Shkup për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share