Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, sot do të takohet me homologen kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Takimi Cameron-Gërvalla pritet të nisë në orën 08:00 të mëngjesit, ku pas takimit do të ketë edhe deklarim për media.
Më pas, kryediplomati britanik do ta takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Takimi me presidenten nis në orën 09:10 në Kabinetin e Presidentes.
Kjo është vizita e parë jashtë vendit në këtë vit për David Cameron. Diplomati arriti në Kosovë të mërkurën ku u takua me Kryeministrin Albin Kurti, të cilit ia konfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën. /klankosova