Në pritje të grumbullimit të parë që është caktuar për datën 8 janar, drejtuesit e klubit të futbollit Shkëndija janë duke konsoliduar radhët e veta sa i përket angazhimit të lojtarëve të ri gjegjësisht largimin e atyre lojtarëve që nuk do të jenë në radarin e stafit të trajnerëve. Kështu që nga dita e sotme mbrojtësi Ardian Limani nuk është më pjesë e Shkëndijës,
Në faqen zyrtare të KF Shkëndija, thuhet:
“Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme. Klubi e falenderon Ardian Limanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet e suksese të mëtutjeshme në sfidat e tij të ardhshme”.
Afati kalimtar i dimrit për futbollist në Maqedoninë e Veriut fillon nga data 15 janar.