Jeton Beqiri përcakton asistentin e tij Artim Pollozhanin në stafin teknik të Shkëndijës?

Timonier i ardhshëm në ekipin e Shkëndijës tani më mund të thuhet se do të jetë Jeton Beqiri, i cili ka zgjidhur edhe pengesën e fundit që ishte kontrata me skuadrën nga Arabia Saudite të cilën tanimë e  ka mbyllur dhe është rikthyer  në vendlindje që do të thotë se  zyrtarisht ka  mbyllur aventurën në  at shtet

Sipas gjithë saj lihet të kuptohet se Jeton Beqiri në pjesë pranverore do ti prij ekipit kuqezi ku do të zëvendësoj Ardian Nuhiun i cili menjëherë pas përfundimit të pjesës pranverore u largua nga ekipi tetovar.

Sipas disa informatave  nga kuluare të ndryshme  thuhet se  në bankinën  kuqezi   Jeton Beqiri do të vijë së bashku me ish futbollistin e këtij klubi  Artim Pollozhanin, i cili deri më tani ishte  asistent i trajnerit Ilir Daja në ekipin e Ballkanit, me të cilën  skuadër  dy  vite  radhës  arritën të kualifikohen në fazën e grupeve  në Ligën e Konferencës.

Kur do të bëhet promovimi  zyrtari I  trajnerëve të ri  të ekipit kuqezi akoma nuk ka informacioni, por  gjithsesi se kjo do të ndodh shumë shpejt pasi për date 8 janar është caktuar  grumbullimi I pare për fillimin e  përgatitjeve  për pjesën pranverore të kampionatit. Gjithashtu  këto  ditë priten  edhe  lëvizje  tjera  ne  ekipin  e Shkëndijës pasi sigurisht se do angazhohen  përforcime   apo freskime të reja, ndërsa e mundshme është që të ketë edhe largime./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share