NBA: Fitojnë Warriors, Philadelphia e Memphis, Oklahoma ndal Bostonin

Kampionati merikan I basketbollit NBA ka vazhduar edhe ditën e sotme me gjashtë sfida, ku vendasit dole fitues në pesë, ndërsa ekipet mysafire vetëm në një përballje.

Fitoren e evtme jashtë fushës së vet e ka shënuar Charlotte në përballjen me Sakramenton me rezultatin 111-104. Lojtari më efikas në ndeshje ishte Terry Rozier i skuadrës Charlotte me 34 pikë 3 kërcime e 6 asiste

Warriors rikthehet te fitorja, kësaj radhe duke mposhtur ekipin e Orlandos me rezultatin 121-115. 7 lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë, ndërsa u veçua Stephen Curry, që realizoi 36 pikë, 2 kërcime e 6 asiste.

Oklahoma ka shënuar fitore të rëndësishme kësaj radhe kundër ekipit Boston me rezultatin 127-123. Oklahoma me këtë fitore konsulidon pozitën e dytë në Konferencën e Perëndim. Alexander Shai me 36 pikë ishte më efika te vendasit.

Fiton edhe Philadelphia në përballjen me Çikagon me rezultatin 110-97. Shkëlqeu Joel Embiid i cili realizoi një “triple double” me 31 pikë, 15 kërcime e, 10 asist. Nuk zhgënjen as ekipi i Memphis që mposhti San Antonion me 106-98. Morant ishte më efikas me 26 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Filadelfia – Çicago, 110-97

Memfis – San Antonio, 106-98

Nju Orleans – Brooklyn, 112-85

Oklahoma – Boston, 127-123

Golden State – Orlando, 121-115

Sacramento – Sharlotte, 104-111 /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share