Reagon FC Shkupi: Jemi të befasuar pse Qyteti i Shkupit nuk e pa të udhës të na ndaj mjete financiare

FC Shkupi ka reaguar për vendimin e Qytetit të Shkupit të cilët ndanë disa mjete për të ndihmuar disa klube sportive të kryeqytetit, por jo edhe skuadrën nga Çairi.

REAGIMI I FC SHKUPIT

Kemi marrë lajmin se Qyteti i Shkupit të ofrojë ndihmë financiare për klubet e futbollit në Shkup dhe këtë lajm e pritëm me shumë kënaqësi dhe e vlerësojmë faktin që Qyteti i Shkupit, ndihmon dhe mbështet klubet që përfaqësojnë qytetin, duke kontribuar edhe për zhvillimin kulturor.

Por ajo që na shqetësoi dhe nuk e kemi të qartë, është fakti se FC Shkupi është ekip i cili në pesë vitet e fundit, më së miri e ka përfaqësuar qytetin në garat evropiane. Edhe pse ne jemi klub i cili përfaqëson vendin dhe jo vetëm qytetin, jemi të befasuar pse Qyteti i Shkupit, nuk e pa të udhës të ndajë mjete financiare për klubin tonë. Pyesim nëse ata që e morën këtë vendim, nuk e shohin FC Shkupin si pjesë të qytetit të Shkupit apo si një klub futbolli të Maqedonisë së Veriut?

E vlerësojmë mjaft diskriminues këtë qëndrim të Qytetit të Shkupit ndaj qytetarëve të Çairit dhe klubit tonë në përgjithësi.

Ndoshta FC Shkupi nuk ka mbështetjeje politike, por të gjithë duhet ta dinë se FC Shkupi nuk heq dorë kurrë nga qëllimet e veta dhe është një klub që mund të mbijetoj edhe vetëm. Megjithatë, ne dëshirojmë t’u themi atyre që e kanë marrë këtë vendim, se ata duhet të korrigjojnë gabimet e tyre sa më shpejtë të jetë e mundur. Ky diskriminim sjell vetëm dëm për të gjithë dhe asnjë përfitim. Përgjegjësi për këtë diskriminim ka gjithsecili që është i përfshirë në këtë vendim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share