CNN promovon Shqipërinë, Rama: 2024 hyn me këmbë të mbarë për turizmin tonë

Kryeministri Edi Rama e vlerëson pozitivisht faktin që prestigjiozja i ka dedikuar një artikull Shqipërisë që e vlerëson si një destinacion turistik për vitin 2024.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se viti 2024 nuk mund të hynte më bukur për vendin tonë për promovimin ndërkombëtar të turizmit.

“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë. CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024 si një model i zhvillimit të qëndrueshëm, midis bukurive të bregdetit, qendrave historike në Berat e Gjirokastër, kulturës dhe Parkut Kombëtar Vjosa”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

CNN rekomandon Shqipërinë si një nga destinacionet e turizmit për vitin 2024, duke e renditur në listën e 10 vendeve.

Në shkrim nënvizohet se në vitin 2024 pritet të hapet një aeroport i ri në Vlorë, në bregdet, që do të lehtësojë edhe me shume udhëtimet në plazhe sidomos ne rivierën e jugut.

Por, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa bregdetin e saj sipas “CNN Travel”. Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastra, si dhe peizazhe malore mahnitëse, ku Thethi është më i famshmi.

Në vitin 2023, lumi Vjosa prej 270 kilometrash u shpall zyrtarisht parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë. Turistet e shumte dhe jehona e mediave ndërkombëtare patën ndikim pozitiv ne mbylljen e vitit 2023 me mbi 10 milionë turistë të huaj referuar shifrave zyrtare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share