Struga Trim Lum në elitën e futbollit dhe Besa e Dobërdollit në Ligën e dytë janë mrrekullit e futbollit në vitin 2023

Tani më kur i thamë lamtumirë vitit 2023  dhe jemi në ditët e para të 2024  me krenari mund të themi se ekipet e futbollit shqiptar dominuan kampionatin  2022/2023 dhe vazhdojnë po me të njëjtin ritëm edhe në kampionatin 2023/2024. Pra  Struga  Trim Lum.

Shkupi  dhe  Shkëndija mbajnë primatin e ekipeve më të mira pa mos i nëvlersuar  edhe  ekipin e Gostivarit dhe  Voska Sport që fitojnë përvojën e  duhur në elitën e futbollit vendor. Por me rezultate shumë të mira po  dëshmohen edhe klubi I futbollit Besa e Dobërdollit në Ligën e dytë pasi zyrtarisht është kampione vjeshtore  dhe  prtendent më serioz për kualifikim në elitën e futbollit. Arsimi iÇegranit gjithashtu është në mesin e skuadrave më stabile në këtë rëngë të garave, ndërsa Bashkimi I Kumanovë pas rikthimit pas  një dekalde  vazhdimisht  po  stabilizohet.

Por nëse duhet veçuar ndonjë nga këto skuadra si ekipe më të suksesshme për vitin që e lam pas padyshim se është klubi i futbollit Struga Trim Lum kmap[ion i sezonit  2022/2023 dhe kampion vjeshtor në kampionatin 2023/2024. Struganët për herë të parë luajtëm në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, që më pas në ndeshjet e Ligës së Konferencës të prekim fazën “play-off”. Ndërsa  përherë tëparë luajtën edhe në finalen e Kupës së RMV-së. Me shpresë se këto suksese do të  vazhdojnë edhe në vitin që sapo e kemi filluar

Struga Trim Lum doli kampione me 10 pikë diferencë ndaj Shkupit në vendin e dytë dhe 11 pikë më tepës e Shkëndija në vendin e tretë. Vlenë të përmendet e ekipi kampion  në kamp[ionatin e kalyuar regjistroi  5  fitore  kubndër  dy konkuretëve më të mëdhenjë FC Shkupit dhe KF Shkëndijës

Merritor më i madhë për këtë sukses padyshim se është pronari Mendy Qyra me kompaninë “Trim Lum”, dhe me tafi i tij, pa mos e haruar stafin teknik me  trajnerin Shpëtim Duro futbollistët Bunjamin Shabani, Besart Ibraimi, Marajn Radevski, Mexhiti  Neziri, Besmir Bojku dhe të tjerë.

Ajo që duhet përmendur është se Struga Trim Lum me 13 fitore dhe 5  disfata mbetet  prtendenti kryesor për titullin kampion edhe në sezonin 2023/2024.

Por krahas ekipit më të suksesshëm në vitin e kaluar Struga Trim Lum, patjetër duhet theksuar edhe Besa e Dobërdollit që na ka befasuar me rezultate pozitive, krejt falë  investimit të familjes Tairi të cilët me  një entuziazëm të madh po rrugëtojnë drejt realizimit të projektit KF Besa.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share