Belgjika nis sot Presidencën 6-mujore të BE

FILE PHOTO: European Union flags flutter outside the EU Commission headquarters in Brussels, Belgium, September 28, 2022. REUTERS/Yves Herman

Ballkani Perëndimor, një nga pikat e programit

Nga kjo e Hënë që shënon ditën e parë të 2024-ës, Belgjika merr Presidencën e radhës të Bashkimit Europian, pas përfundimit të mandatit 6-mujor të Spanjës.

Thellimi i bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor të konsideruar si fqinjë europianë jo-pjesëtarë të unionit është një prej objektivave të presidencës së saj. Bashkëpunimi lidhet me përballimin e sfidave të përbashkëta si siguria e furnizimit me energji dhe migracioni.

Fokusi kryesor është nisja e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, pasi dy vendeve iu hap rruga më herët nga Këshilli Europian, pavarësisht se në rastin e Ukrainës bëhet fjalë për një vend në luftë, ndërsa Moldavia ka po ashtu probleme që rrezikojnë ndarjen e vendit.

Sfida më e madhe janë zgjedhjet për Parlamentin Europian që zhvillohen në Qershor, ku nuk përjashtohet mundësia që grupet nacionaliste konservatore të marrin më tepër zë. Një tjetër pikë e rëndësishme është forcimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share