Putin thotë se Rusia “do të intensifikojë” sulmet ndaj Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është zotuar të “intensifikojë” sulmet kundër Ukrainës, pas disa ditëve të bombardimeve ajrore nga të dyja palët.

Duke folur gjatë një vizite në një spital ushtarak në Moskë, Putin tha se ushtria do të vazhdojë të synojë “instalimet ushtarake” ukrainase.

Ai e quajti sulmin ajror në qytetin rus të Belgorod nga Ukraina një “sulm të qëllimshëm kundër civilëve”.

Njëzet e pesë persona u vranë në sulmin e së shtunës, thonë zyrtarët lokalë.

Duke folur me ushtarakët rusë të hënën, Putin tha se lufta po kthehej në favor të Moskës dhe ai donte që lufta të përfundonte shpejt, por vetëm me kushtet e Rusisë.

Ai shtoi se mbështetësit perëndimorë të Ukrainës ishin pengesa më e madhe për t’i dhënë fund konfliktit, por tha se retorika e tyre kishte filluar të ndryshonte pasi ata filluan të kuptojnë se nuk mund ta “shkatërrojnë” Rusinë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share