Kosovë: Hiqen vizat për udhëtime në vendet e BE-së

MË 1 JANAR 40 FLUTURIME NGA AEROPORTI I PRISHTINËS

Bajrush Rrahmani nga Ferizaj është nisur drejt Vjenës për të kaluar dy ditë të pushimeve në këtë qytet.

Për here të parë po udhëton pa vizë pasi që nga sot ka hyrë në fuqi liberalizimi I vizave me vendet e BE së edhe për qytetarët e Kosovës.

Thotë se burokracia për të marrë një vizë, numri I madh I dokumenteve dhe pritja e gjatë ka bërë që më parë shpesh të heq dorë nga udhëtimet.

Sikurse Bajrushi kishte edhe shumë qytetarë te tjere që mezi kanë pritur 1 janarin për të udhëtuar pa viza drejt vendeve të BE-së.

Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, do të organizojë udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë paraparë 38 fluturime nga ANP drejt vendeve të BE së.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë thënë se janë të përgatitur për këtë numër të udhëtarëve, por se janë duke investuar edhe në hapësira të reja për çfarëdo fluksi tjetër të mundshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share