Nicola Rullo ishte fshehur në një restorant të njohur në Alicante
Ka përfunduar shpejt arratia e bosit të Camorrës, Nicola Rullo. Krahu i djathtë i themeluesit të një prej organizatave më kriminale në Itali, Edoardo Continit, është arrestuar në Spanjë.
Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me policinë spanjolle, karabinierët gjetën 53-vjeçarin në një resort të njohur në qytetin e Alicantes.
Ata bënë të mundur arrestimin e tij falë gjurmimit të lëvizjes së familjarëve të Rullos. Ai kishte qëndruar në këtë resort për të paktën 20 ditë për t’i shpëtuar kapjes nga policia.
Rullo është dënuar me 4 vite burg për rolin e tij në këtë organizatë mafioze. Aktualisht, 53-vjeçari ndodhet në burg në pritje të urdhrave për ekstradim.
Klan News