Shkupi me atmosferë festive – koncert në shesh por pa fishekzjarre!

QYTETARËT: DËSHIRA E VETME – SHËNDET DHE PAQE

Qendra e Shkupit, sic njofton KlanM, gjatë gjithë ditës ka frymuar në atmosferën festive. Dita nisi me më të vegjëlit…

Fotografi me Babadimrin dhe me heronjtë e filmave vizatimor, për të vazhduar me “Tin Kamps” koncertin për adoleshentët.

Nuk kanë munguar as edhe valceri, baleti dhe opera, krejt kjo në organizim të Odës së Industrisë së Muzikës dhe Qytetit të Shkupit dhe si paraparëgatitje për koncertin në shesh për natën e ndërrimit të moteve.

Fëmijtë shoqëroheshin nga prindërit e tyre, nga gjyshërit e gjyshet. Më të vjetrit, sic njofton KlanM, nuk kanë shumë dëshira për vitin 2024, duan jetë më të mirë dhe shëndet për më të dashurit e tyre.

“Ne që jemi më të vjetër çfarë mund të presim, të kemi jetë më të mirë, të kemi rroga më të larta, pensionet të rriten t`i kemi gjërat  që nuk i kemi pasur gjithë këto vite”.

“Asgjë, asgjë tjetër të kemi vetëm shendet”.

“Së pari të kemi shëndet, lumturi, të jemi më të arsimuar, të ketë drejtësi, këto gjërat i presim”.

“Shumë shëndet dhe të kemi paqe vetëm këto i duam të ketë shëndet dhe paqe”.

Në natën më të hareshme të vitit, sic njofton KlanM, do të performojnë kryesisht artistë dhe këngëtarë vendor. Ky është vendimi i Qytetit të Shkupit.

Sllatkar, Dario, Suzana Gavazova, Vlatko Miladinovski, Stojne Nikolova, Bllaga Petreska, Dushko Georgievski do t`i argëtojnë shkupjanët në natën e vitit të ri.

Sic mund të vërehet, në mesin e tyre asnjë shqiptarë.

Nuk do të ketë fishekzjarre, të prerë janë nga Qyteti I Shkupit. Mjetet do të destinohen për qëllime humanitare.

Nga ana tjetër, për ata që do ta teprojnë me alkoholin, me mjete piroteknike, shërbimet shëndetësore kanë vënë kujdestari nëpër shumë klinika. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share