RAPORTI I KE, PROTESTA, RRITJA E PAGAVE PËR FUNKSIONARËT, PROJEKTET…
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, shkarkohet nga funksioni. Në pesë muajt e fundit bëhet Kryetarja e dytë që largohet nga ky institucion, njofton KlanM.
Në Raportin e Komisionit Evropian, shkarkimi i Damevës është vlerësuar si kontraverze.
Raporti i KE-së ka kritikuar edhe ndryshimet në Kodin Penal me të cilët vështirësohen proceset e ndjekjes për funksionarët e profilit të lartë. Vërejtje, sic njofton KlanM, ka pasur edhe për luftën e pamjaftueshme kundër korrupsionit, ndikimit politik në gjyqësor si dhe përdorimit të paarsyeshëm të flamurit evropian në Kuvend respektivisht procedurës së shkurtuar.
Punët për ndërtimin e autostradave ende nuk kanë filluar. Autoritetet për këtë projekt duhet të paguajnë 1.3 miliardë euro.
Në Tetor, sic njofton KlanM, u vjetërsua lënda kundër ish-shefit të shërbimeve sekrete, Sasho Mijalkov, lidhur me përgjimet e jashtëligjshme të mbi 20.000 qytetarëve.
Për dallim nga viti 2015 kur rasti i përgjimeve masive shkaktoi protesta masovike madje edhe ndryshoi pushtetin në Maqedoni, rasti i vjetërimit të lëndës për Mijalkovin, kaloi pa reagime në opinionin e vendit.
Korrupsioni mbeti si një nga problemet kyçe të vendit. I pranishëm është nëpër institucione, në të gjitha eshalonet, ka lëshuar rrënjë në shoqëri.
Diplomatët tërhoqën vërejtjen dhe kritikuan, misionet ndërkombëtare shtronin pyetje, BE-ja kërkonte rezultate, kurse SHBA-të plotësuan dhe zgjeruan “listën e zezë” me Ramiz Merkon, Orce Kamçevin dhe Koço Angjushevin.
Administrata amerikane që është larg me mijëra kilometra e detektoi atë që e shohin qytetarët, por jo edhe institucionet kompetente në vend.
Pasi Gjykata Kushtetuese ndryshoi dy nene të Ligjit për paga të funksionarëve, sic njofton KlanM, më shumë se 1.000 prej tyre morën paga më të larta për 78%.
Kjo shkaktoi pakënaqësi dhe protesta të punonjësve në administratë, gjykata dhe prokurori si dhe protesta të pensionistëve.
Kanë protestuar edhe pacientët onkologjik, pasi mediat publikuan keqpërdorimin e ilaçeve në Klinikën për Onkologji. Prokuroria hapi hetime.
Maqedonia e Veriut, sic njofton KlanM, disa muaj jetoi me denoncime për “bomba” nëpër shkolla dhe institucione dhe me sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore. Ende vazhdojnë hetimet për denoncimet dhe sulmet.
Viti 2023 përfundoi me rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe planit monstruoz të një grupi që udhëhiqej nga Lupço Palevski I cili gjendet I paraburgosur në Turqi. Derisa opinioni dhe institucionet presin ekstradimin e tij, sic njofton KlanM, mbetet pa përgjigje cështja si dhe përse sistemi kishte toleruar Pallçon dhe përse nuk ishte aty ku e ka vendin – në burg!
Në Ohër, Prishtina dhe Beogradi u pajtuan rreth aneks marrëveshjes për zbatimin e normalizimit mes dy vendeve.
Por, autoritetet e vendit nuk arritën të kenë mbështetjen e 2/3 të Kuvendit për ndryshimet kushtetuese, si kusht për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit. Pavarësisht ecejakeve të diplomatëve perëndimor, sic njofton KlanM, nuk pati konsensus politik për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë.
Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2023 kryesoi me OSBE-në. Në takimin e fundit në Shkup, edhe pse të pranishëm, nuk pati një takim midis Sekretarit Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Mbi 1.000 delegatë ishin në Shkup kurse si kryesues i radhës me OSBE-në u zgjodh Malta.
Qytetarët i pret edhe një vit i vështirë dhe I pasigurtë. Vit kur duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare në prill dhe maj dhe qeverinë teknike që do të formohet më 28 janar, me Kryeministrin Shqiptar Talat Xhaferin./KlanMacedonia