Zelensky nderon kryeministrin shqiptar Edi Rama

Vlerësim për mbështetjen ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski i ka akorduar kryeministrit shqiptar Edi Rama, urdhrin e “Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë”.

Zyra e Presidences ka bere publik edhe dekretin ku theksohet se motivacioni per kete nderim behet për kontributin e rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe popullarizimin e shtetit ukrainas në botë.

Presidenti Zelensky ka dhene te njejtin nderim edhe për kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez si dhe per princin e kurorës te arabise Saudite, Muhamad bin Salman.

Që prej nisjes së konfliktit në Ukrainënë shkurt të 2022, Shqipëria është rreshtuar në mbështetje te ukraines dhe kunder agresionit rus.

Tirana zyrtare mbështeti sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës ndërsa gjatë mandatit 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria u rreshtua në krah të Kievit dhe denuar luften e paprovokuar te rusise.

Në shtator të këtij viti Shqipëria organizoi edhe një seancë të posaçme për Ukrainën ku u ftua të flasë edhe Presidenti Zelensky, pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë.

Ne maj te vitit 2022 Kuvendi i Shqiperise organizoi nje senace te posacme per Ukrainen ku Zelensky falenderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe tha se ky qëndrim i popullit shqiptar i kujton nënë Terezën shqiptare që është kthyer në një simbol humanizmi në mbarë botën.

Nje muaj me pas Shqipëria akordoi 1 milion euro në ndihmë të rindërtimit të Ukrainës./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share