Objektet shëndetësore publike me ekipe kujdestare për Vitin e Ri

Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjitha objektet shëndetësore publike në prag të ndërrimit të viteve janë të përgatitura me ekipe kujdestare për të siguruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për pacientët.

“Për të shmangur pasojat e padëshiruara si helmimet nga alkooli dhe aksidentet e trafikut, apelojmë qytetarët që të festojnë në mënyrë paqësore dhe të përgjegjshme duke konsumuar pije alkoolike në sasi të matur dhe të kenë kujdes nga konsumi i tepërt i ushqimit. Parandalimi i dehjes nga alkooli në natën e Vitit të Ri është i rëndësishëm për shëndetin e individit dhe shëndetin e njerëzve të dashur. Apelojmë që të mos përdoren mjete të ndryshme piroteknike që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share