Edhe pse nuk është më aq aktive me filmat si dikur, Catherine Zeta Jones do mbetet gjithnjë një nga gratë më të pëlqyera në botë. Këtë herë, një postim i saj në Instagram ka marrë gjithë vëmendjen.
Aktorja e njohur ka udhëtuar në një vend ekzotik dhe mes shumë fotosh e videosh të shpërndara, njëra prej tyre mori një lumë komentesh pozitive. Por pse?
Një elefant i përkëdhel kokën dhe ajo shkruan se ai e “bekoi”. Shumë besimtarë në Indi mendojnë njësoj si aktorja 54 vjeçare.
Pas videos së elefantit, Catherinhe postoi foto të saj në tempuj të ndryshëm. Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj Michael Douglas 79 vjeç dhe dy fëmijët e tyre Dylan 23 dhe Carys 20 vjeç.
Çifti shpesh e ka gjetur veten “nën vëzhgim” nga mediat, jo vetëm për aftësitë e tyre në aktrim, por për diferencën moshore. Madje vajza e tyre Carys është shprehur se shpesh bashkëmoshatarët e ngatërrojnë të atin me gjyshin e saj. Por kjo nuk i ka penguar të jenë një familje e lumtur! Të dy fëmijët kanë dëshirë të ndjekin aktrimin.
Zeta-Jones është një personazh tejet energjik, si në fokusin e kamerave ashtu dhe jashtë tyre. Edhe ky udhëtim në Indi tregon se sa shumë ajo e do eksplorimin dhe natyrën./tvklan.al
View this post on Instagram