Gjykata Administrative anuloi vendimin e Këshillit Gjyqësor për shkarkim të Damevës

Gjykata Administrative anuloi vendimin për shkarkimin e Vesna Damevës, e cila e ankimoi vendimin për shkarkimin e saj kontrovers nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor.

Nga Gjykata Administrative konfirmuan se ankesa e Damevës është pranuar, ndërsa vendimi i kontestuar i Këshillit Gjyqësor është anuluar. Vendimi fillimisht do t’iu dorëzohet palëve dhe më pas do të publikohet. Në pajtueshmëri me vendimin e Gjykatës Administrative, kjo do të thotë se, gjendja në Këshillin Gjyqësor duhet të kthehet para vendimit të kontestuar.  Vendimi për shkarkim u miratua me iniciativë të nënkryetarit të atëhershëm Selim Ademi, ndërsa në mesin e anëtarëve që e mbështetën dhe votuan “PËR” është edhe kryetari aktual i Këshillit, Sashko Gjorgiev./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share