Takimi Kovaçevski – Mickoski vitin e arrdhshëm

KOVAÇEVSKI: PUNËSIMET NË SHËNDETËSI NUK KANË TË BËJNË ME ZGJEDHJET

Edhe pse ishte paralajmëruar të ndodhë së shpejti, megjithatë, takimi mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit do të ndodhë vitin tjetër. Në këtë takim, sipas paralajmërimeve të kryeministrit, do të flitet për qeverinë teknike dhe do të jetë në nivelin teknik, por kryeministri nuk saktësoi se kur do të zhvillohet ai, para ose pas Krishtlindjeve.

“Pas 31 (dhjetorit) edhe VMRO – DPMNE do të mbajë mbledhje në lidhje me atë se, cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike. LSDM veç më e ka bërë këtë gjatë kësaj jave, ne i kemi përfunduar plotësisht të gjitha procedurat. Në lidhje me Qeverinë, do të rrjedhin bisedimet në nivel të koalicionit, në nivel të pjesëmarrësve në Qeveri dhe të gjitha detajet do të dihen në kohë, përkatësisht deri më 25 janar”, tha Dimitar Kovaçevski.

I pyetur rreth punësimeve në institucionet publike shëndetësore, tha se nuk janë pjesë e punësimeve parazgjedhore, por bëhet fjalë për personave të cilët veç më punojnë në ato institucione.

“Ato veç më ishin në sistem, megjithatë ministri me të drejtë dëshironte që të zgjidhet statusi i tyre sepse, një pjesë e tyre e braktisin shëndetin publik, ndërsa veç më po përvetësojnë njohuri që është e nevojshme dhe e cila nuk kompensohet lehtë. Në fund dolën konstruktiv me ministrin e Financave, u siguruan mjete financiare, sepse ata edhe ashtu veç më marrin pagë. U siguruan mjete financiare për këtë vit për ata që mund të krijojnë marrëdhënie të rregullta të punës në bazë të rregullta”, tha Kovaçevski.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti të enjten ndau vendime të përhershme për 1.117 persona në shëndetin publik./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share