“Daily Star”: Skiatorët e huaj zgjedhin ‘Bjeshkët e Nemuna’

Alpet Shqiptare ofrojnë mundësi të shkëlqyera ecjeje dhe peizazhe befasuese

Shumë skiatorë të guximshëm me përvojë, po zgjedhin ‘Bjeshkët e Nemuna’ të shkojnë për pushimet dimërore.

Kështu shkruan në një artikull e përditshmja britanike “Daily Star” që thekson se ky vargmal në gadishullin e Ballkanit perëndimor, është një nga vendet më të mira në Evropë për të bërë ski.

Duke marrë parasysh pyjet e gjelbërta, luginat e mëdha, dhe peizazhet e mrekullueshme, nuk është për t’u habitur që 1500 kilometra katrorë të terrenit janë kaq shumë tërheqëse për skiatorët e huaj.

Dhjetori deri në shkurt është koha më e mirë për të vizituar pasi kushtet atmosferike janë ideale për të apasionuarit pas këtij sporti dimëror.

“Shqipëria ka shumë më tepër për të ofruar sesa plazhet e saj të mrekullueshme. Ajo është gjithashtu shtëpia e Alpeve spektakolare. Për ata që kërkojnë një arratisje në natyrë larg zonave turistike të ngarkuara, kjo është një vizitë e domosdoshme”, thonë ekipi i ekspertëve të udhëtimit.

Teksa pseudonimi “Bjeshkët e Nemuna” mund t’i frikësojë pak turistët e huaj, nuk dihet saktësisht pse ka një emërtim të tillë.

Megjithatë, cilado qoftë arsyeja, nuk mund të mohohet se Alpet Shqiptare ofrojnë pushime unike të skive. Në fakt, “Wowtickets”, një uebsajt për rezervime udhëtimesh i ka cilësuar ato si vendi më i pazakontë në Evropë për t’u vizituar në 2024, dhe jo vetëm për dimër. Në dukje e shkëputur nga Evropa, kjo zonë është shtëpia e barinjve, gjakmarrjes historike dhe një sërë kafshësh të egra, si arinjtë e murrmë dhe rrëqebulli në zhdukje i Ballkanit.

Zona ofron mundësi të shkëlqyera ecjeje dhe një pamje të një prej zonave të fundit të egra të mbetura në Ballkan.

 

 

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share