Palevskit i është caktuar burgim i përkohshëm në “Institucionin e Mbyllur Ndëshkues – Korrektues Belikesir”-Turqi

Në shkresën nga Prokuroria Publike Republikane Belikesir-Turqi, informojnë se personit Lupço Palevski, i cili është arrestuar me urdhër arrest për veprën penale “Vrasje me dashje të fëmijës”, në pajtim me Ligjin 6706, neni 14, me qëllim të sigurimit të ekstradimit të personit në shtetin e cekur (RMV), në përputhje me nenin 16 të Konventës Evropiane për Ekstradimin e Kriminelëve, i është caktuar burgim i përkohshëm në kohëzgjatje prej 40 ditë” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share