Rusia sulmon me raketa dhe dronë qytetet e Ukrainës

Qytetet në të gjithë Ukrainën janë sulmuar nga raketat dhe dronët rusë në një valë sulmesh. Dhjetë persona janë vrarë dhe dhjetra janë plagosur në të gjithë Ukrainën, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Forcat ajrore të Ukrainës thonë se nuk ka parë kurrë kaq shumë vendndodhje të shënjestruara njëkohësisht. Një nga ndihmësit e Presidentit Zelensky ka deklaruar se Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje perëndimore.

Sulmet nga Rusia në Ukrainë vijnë pasi SHBA miratoi paketën e saj përfundimtare të ndihmës për Kievin për momentin. Qyteti i Sumy është goditur nga bombardimet nga përtej kufirit rus dhe më shumë se dhjetë dronë të prodhuar nga Irani goditën qytetin perëndimor të Lviv.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, Ukraina goditi një anije luftarake ruse në portin e pushtuar të Krimesë në Feodosia./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share