Ndihma ushtarake: RMV-ja refuzon kërkesën e Ukrainës

PETROVSKA: NUK JEMI NË GJENDJE T`I PËRGJIGJEMI POZITIVISHT KIEVIT

Para një muaji kishte mbërritur kërkesa e re e Ukrainës për ndihmë të re ushtarake nga Maqedonia e Veriut. Por, autoritetet e vendit e kanë refuzuar.

Sic ka njoftuar në brifingun e fundvitit me gazetarë, Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, kësaj radhe vendi nuk ka mundësi t`i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Ukrainës për ndihmë ushtarake, për shkak se pajisjet e kërkuara nga Kievi shfrytëzohen në Maqedoninë e Veriut, duke mos përjashtuar mundësinë që ushtarët ukrainas të bëjnë stërvitje në territorin e vendit.

Maqedonia e Veriut dy herë pozitivisht I është përgjigjur kërkesës së Ukrainës për ndihmë ushtarake.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, ndihma ushtarake e RMV-së për Ukrainën ka kushtuar nga 24 deri 30 milion euro.

Ukrainës I janë dhuruar edhe 12 helikopterë MI-24, që me vite nuk ishin në funksion. Gjithashtu janë donuar edhe tankse të prodhimit sovjetik T-72 dhe avionë ushtarak SU-25./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share