Gjatë ekspertizës në vendin e vrasjes së dyfishtë, që ndodhi dje në Çellopek të Tetovës, ekipe të policisë dhe Prokurorisë Publike, kanë gjetur dhe konfiskuar tre revole, njofton KlanM.
Sipas njoftimeve të SPB-Tetovë një revole është marrë nga i dyshuari i arrestuar nga policia, kurse dy të tjerët janë gjetur afër viktimave.
“Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-Tetovë, ku janë gjetur dhe konfiskuar tre revole. Njëri nga i arrestuari, kurse dy të tjerët janë gjetur afër viktimave F.XH dhe M.XH” – thonë nga SPB – Tetovë.
Nga policia, sic njofton KlanM, kanë publikuar detaje për ngjarjen tragjike.
“Më 27.12.2023 rreth orës 14.30 në Çellopek të Tetovës, zyrtarë të SPB – Tetovë, Departamenti policor Zherovjan kanë privuar nga liria 59-vjeçarin I.I nga Çellopeku, duke vepruar në bazë të denoncimit se rreth orës 14.10 me armë zjarri kishte vrarë familjarët e tij F.XH (52) dhe M.XH (28), kurse kishte plagosur A.XH (54) nga i njëjti fshat” – thuhet në komunikatën e Policisë së Tetovës.
Nga policia thonë se i dyshuari, I cili gjithashtu ishte plagosur me armë zjarri, është arrestuar nga policia dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Sipas njoftimeve të para të policisë, sic deklaroi dje edhe Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, motivet për vrasjen e dyfishtë kanë të bëjnë me konteste pronësore.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për autopsi, kurse pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzim adekuat – thonë nga SPB Tetovë. /KlanMacedonia/