“Është detyrë e institucioneve vendore që rastet e tilla të marrin epilog”
Zëvendëskryeministrja për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska kërkon që personat e sanksionuara në ShBa të përgjigjen edhe para organeve të drejtësisë në vend.
Ajo tha se pikërisht për këtë, ka iniciuar procedurë për ndryshim të ligjit për masa restriktive, në mënyrë që të mundësohet procedurë ligjore për procesim më të lehtë të atyre personave që janë vendosur në listën e zezë të personave të sanksionuar të SHBA-së.
Grkovska tha se, për ndryshimeve ligjore, të zgjerohet përfshirja e masave restriktive, dhe në të, të përfshihet edhe lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe kërcënimet hibride kundër shtetit.
“Ne si qeveri duhet të krijojmë parakushte në aspektin e legjislacionit që rastet e tilla të procesohen në legjislacionin e Maqedonisë dhe sistemin juridik të Maqedonisë sepse është porosi shumë e keqe të shihet se, për ata persona që janë vendosur në listën e zezë në shtete të tjera, në shtetin tonë sillen sikur të mos ketë ndodhur asgjë”, deklaroi zëvendëskryeministrja Grkovska.
Zëvendëskryeministrja tha se, ndihma e ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit është e rëndësishme, megjithatë duhet të ketë përgjegjësi dhe të ndërmerren veprime edhe nga ana e organeve kompetente të vendit.
“Për atë duhet të ketë pasoja , kuptohet në një procedurë legale, mes tjerash ajo duhet të jetë nxitje për organet vendore hetimore dhe të drejtësisë, të kryejnë punën e tyre në mënyrë më efikase dhe më efektive sepse, ndihma nga partnerët tanë ndërkombëtar është çdoherë e mirëseardhur, megjithatë detyra jonë kryesore dhe e institucioneve vendore është që përmes sistemi tonë ligjor, e gjithë procedura në fund të ketë epilog dhe të shihet se ka pasoja për ata të cilët kanë thyer ligjin”, u shpreh Grkovska.
Grkovska tha se, gjatë vitit janë shqiptuar vërejtje me shkrim për shkelje të Kodit të Etikës për 12 funksionarë të emëruar për çështje të ndryshme./KlanMacedonia