LSDM: Kovaçevski autorizohet për Frontin Evropian!

LSDM BËRI PUBLIKE ZGJEDHJET KADROVIKE PËR QEVERINË TEKNIKE

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski të formojë grup të punës dhe të bisedojë me të gjitha subjektet politike, OJQ-të, aktivistët dhe me të gjithë që mbështesin rrugën evropiane të vendit, për t`u kyçur në bashkëpunim të përbashkët për realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimit të vendit në BE.

Këshilli Qendror I LSDM-së mbrëmë i ka dhënë “dritë jeshile” Kovaçevskit, për nismën e Frontit të gjerë Evropian.

“Veçmë kanë filluar bisedimet me një pjesë të partnerëve të koalicionit dhe me kalimin e kohës do të intensifikohen bisedimet në raport me pjesëmarrjen në zgjedhje. Kryesia Qendrore e LSDM-së i solli të gjitha vendimet e nevojshme për pjesëmarrje në qeveri. Veç më i kemi definuar në përputhje me statutin propozimet tona për ministra, propozimet për zëvendësministra propozimet për zëvendësministrat shtesë në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe koordinatori i grupit tonë parlamentar zyrtarisht u promovua për kryetar Kuvendi” – tha Kovaçevski.

Kryesia e LSDM-së ka vërtetuar kandidaturën e Jovan Mitreskit për Kryetar të Kuvendit deri në përfundimin e mandatit të përbërjes aktuale parlamentare, për shkak se më 28 Janar 2024 Talat Xhaferi do të jetë Kryeministër Teknik.

Është konstatuar Rregullorja dhe afatet për procedurën, mënyrën dhe kriteret për konstatimin e kandidatit të LSDM-së për zgejdhjet presidenciale dhe kandidatëve për deputetë si dhe vendimi për thirrjen e dy kongreseve të veçanta ku do të konstatohen kandidaturat.

Për shef të shtabit qendror zgjedhor është emëruar Mile Zeçeviq.

Në seancë e Këshillit Qendror të LSDM-së janë konstatuar edhe kandidatët për ministra, Zv/Ministra dhe Zv/Ministra plotësues të LSDM-së për qeverinë teknike. Të gjithë ministrat aktual janë kandidatë në resorët e tyre, me përjashtim të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale.

Sipas Ligjit për Qeveri, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, me propozim të opozitës zgjedhet Ministri i Brendshëm dhe Ministri për Punë dhe Politikë Sociale me mandat deri në publikimin e rezultateve përfundimtare në KSHZ. Partia në pushtet me numër më të madh të deputetëve, në këto dy resorë nominon kandidat për Zv/Ministër plotësues. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share