KËRKOHET LIRIMI I PROTESTUESVE TË NDALUAR NGA POLICIA
“Lironi të gjithë” – ishte mesazhi kryesor I protestave të nënta me radhë të organizuar nga opozita serbe “Serbia kundër dhunës” para ndërtesës së Kuvendit të Qytetit në Beograd, duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar në incidentet e së dielës.
“Askush, në asnjë moment, e as ne organizatorët e protestës, nuk kemi thënë se duam që me dhunë ta marrim pushtetin, por vetëm protestojmë kundër vjedhjeve zgjedhore që është konstatuar me fakte dhe kërkojmë anulimin e zgjedhjeve” – tha Miroslav Aleksiq – ”Serbia kundër dhunës”.
Prokuroria e Lartë Publike në Serbi ka njoftuar se shtatë persona jaë prononcuar fajtorë për trazirat në Beograd më 24 dhjetor. Prokuroria ka propozuar paraburgim për 11 të dyshuar, kurse për shtatë që kanë pranuar fajin do të propzohet që gjykata të shqiptojë dënime me kusht dhe me të holla.
Protestat kundër parregullsive zgjedhore në Beograd vazhdojnë edhe mëtej, sikurse greva e urisë së dy deputetëve të opozitës, kurse në rrugë dalin edhe studentët.
Vazhguesit vendor dhe ndërkombëtar kishin denoncuar parregullsi gjatë procesit zgjedhor, sikurse blerje të votave dhe bartja e votuesve nga jashtë për të votuar në zgjedhjet lokale. /KlanMacedonia/