147 gjoba në Shkup, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (26.12.2023) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 gjoba, nga të cilat: Tetë për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe gjashtë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalimi në semafor të kuq, katër për automjete të paregjistruara…

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share