Orges Shehi merr drejtimin e Partizanit

Tekniku do të debutojë më 13 Janar kundër Teutës

Ajo që flitej prej kohësh më në fund mori formë zyrtare. Orges Shehi merr drejtimin e partizanit.

Klubi e bëri të ditur në arritjen e marrëveshjes me ish-trajnerin që Tirana shkarkoi pak muaj më parë. Me bardheblutë Shehi fitoi titullin kampion 2021/2022.

Pas Zoran Zekiç i cili u la i lirë të shkonte në Kroaci dhe Arbër Abilaliajt që mori skuadrën duke qenë drejtori teknik i klubit, Shehi bëhesh trajneri i tretë në krye të ekipit të Partizanit brenda këtij sezoni.

Vendimi i drejtuesve të klubit të kuq ishte marrë prej kohësh. Mbetet që ndarja e Shehit me Tiranën të bëhej me dokumentacionin përkatës.

Në klubin e kuq, dhe pas merkatos së Janarit do të shihet më mirë dora e Orges Shehit, në objektivat madhorë të sezonit.

Gjithsesi ndeshja e parë në pankinën e kuqe për trajnerin Shehi do të jetë me 13 janar kundër Teutës.

Të kuqtë janë në vendin e dytë të renditjes dhe ambicia e tyre është që të fitojnë sërish titullin.

Edhe pse me pak eksperiencë në Superligën shqiptare si trajner, Orges Shehi është një nga teknikët më të vlerësuar si njohës i mirë i futbollit shqiptar, por ekipet e drejtuara prej tij kanë bërë paraqitje dinjitoze edhe në arenën ndërkombëtare.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share