8 të vdekur nga zjarri në Rumani

Në bujtinë po festonin 26 persona

Të paktën tetë persona në mesin e të cilëve tre fëmijë humben jetën si pasojë e një zjarri që e përfshiu një bujtinë në një fshat në veri të kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht, të martën në mëngjes.

Zjarri ra kur 26 persona po festonin natën e Krishtlindjes. Autoritetet rumune thanë se 18 persona ia dolën t’i shpëtojnë zjarrit, ndërsa dy prej tyre pësuan djegie dhe po mjekohen në spital.

Prokuroria rumune e ka nisur një hetim për ta gjetur shkakun e zjarrit vdekjeprurës, ku dyshohet se mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share