LD: BDI diskriminon tetovarët me 100 milion euro në shëndetësi!

Nga Lëvizja Demokratike kanë akuzuar BDI- në se diskriminon tetovarët me 100 milion euro në shëndetësi.

“Tashmë ka kohë që kemi ngritur zërin për diskriminimin që na bëhet neve shqiptarëve në çdo fushë nga ky pushtet i korruptuar në ikje i cili e ka ngulfatur qytetarin tashmë më shumë se 20 vite.

Sot në fokus kemi shëndetësinë, ku diskriminimi ndaj shqiptarëve është në përmasa alarmante, kurse këtë më së miri do ta qartësojmë me numra konkret për vitin 2022.

Kështu, në vitin 2022, Fondi i sigurimit shëndetësor për Spitalin Klinik të Shtipit kishte ndarë 12.137 denarë për kokë të të siguruarit, në Spitalin Klinik të Manastirit kishte ndarë 9.608 denarë, kurse për Spitalin Klinik të Tetovës vetëm 4.599 denarë për kokë të siguruarit.

Dallimi i dukshëm është edhe në mjetet e ndara për shtëpitë e shëndetit. Kështu  p.sh, Fondi i shëndetësisë për Shtëpinë e shëndetit në Kratovë kishte ndarë 6.178 denarë për kokë të të siguruarit, ndërsa për Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë 890 den. Dmth 7 herë më shumë marrin banorët e Kratovës sesa ata të Tetovës!

Aspak nuk dalloi edhe ndarja e mjeteve për Qendrat e shëndetit publik. Kështu, Qendrës në Manastir i janë ndarë nga 742 denarë për kokë të të siguruarit, kurse Qendrës në Tetovë vetëm 290 denarë.

Vetëm për ilustrim, Fondi për Sigurim Shëndetësor me kuadër të BDI-së që vjen nga Tetova, qytetarët e Tetovës në total i diskriminon kumulativisht me mbi 25 milion euro më pak para vetëm për vitin 2022!

Ndaj, pa hamendje mund të konstatohet se në periudhën 2019 -2022 shqiptarët dëmtohen në shëndetësi  me minus 100 milionë euro, shumë kjo që flet për politikat e BDI-së në shëndetësi.

Për këtë arsye të nderuar qytetarë kur shkojmë në spitale apo institucione tjera shëndetsore, ballafaqohemi me situatë ku mungon minimum infrastrukturë e dinjitetshme shëndetsore, nuk ka ilaçe, nuk ka mjete bazë për higjienë,  ka mungesë personeli, ka lista të gjata të pritjes. Me një fjalë thënë-ka shërbim të keq, sepse ka shumë korrupsion!

Të nderuar qytetarë, po përfundon edhe një vit i mbrapshtë me diskriminim të skajshëm të shqiptarëve në çdo fushë. Me ardhjen tonë, pas zgjedhjeve të 8 majit,  zotohemi që kësaj shpërndarje diskriminuese përfundimisht do i vie fundi dhe do ta përmirësojmë këtë padrejtësi që u bëhet qytetarëve në baza etnike!”, tha Rexhep Memedi nga Lëvizja Demokratike./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share