QEVERIA MOS TË SHPRESOJË SE PUNËSIMET DO TA NDALIN HUMBJEN NË ZGJEDHJE
Pushteti nuk ndalet me keqpërdorimin e institucioneve dhe t`I shfrytëzojë si resurse për korrupsion zgjedhor – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke pohuar se vetëm disa muaj para zgjedhjeve janë realizuar mbi 1.000 punësime.
“500 punësime në EMV dhe mbi 500 punësime nëpër institucione të ndryshme. Korrupsion brutal dhe lojë me ndjenjat e popullit. Marrin guximin ta keqpërdorin edhe standardin e ulët jetësor, varfërinë, vetëm për një votë më tepër, por jo që të fitojnë, por ta amortizojnë disfatën në zgjedhje. Derisa flasin për reforma në administratën zgjedhore, 4 muaj para zgjedhjeve punësojnë mbi 1.000 persona. Mënyra e tyre e funksionimit është e qartë, krimi, korrupsioni, presionet dhe mitmarrja duke shpresuar se do të arrijnë ta amortizojnë humbjen në zgjedhje” , tha Marija Miteva./KlanMacedonia