ANGELOV: KRYQI NUK DO TË BJERË!
Koalicioni BESA – VMRO DPMNE në Tetova ta tërheqin vendimin për rrënimin e kryqit në Kodrën e Diellit – thonë nga LSDM-ja duke potencuar se bëhet fjalë për pronë kishtare në oborrin e manastirit e jo për objekt.
Sipas tyre, provokimet e kësaj natyre mund të shkaktojnë tensione me pasoja serioze.
“Shqetësues është fakti se të gjitha vendimet e dëmshme të Kasamit në Tetovë mbështeten nga DPMNE-ja si partner koalicioni të Besës. Pozitën më të rëndësishëm në Komunë pas Kasamit e mban Darko Kocevski I VMRO-DPMNE-së. Dyshojmë se kjo është pjesë e skenarit të dakorduar të DPMNE-së dhe Besës në fushatën parazgjedhore” – tha deputetja e LSDM, Fanica Nikoloska.
Udhëheqësi i Inspektoratit Komunal të Tetovës, Sedat Sulejmani, të hënën tha se kanë vendim për të rrënuar kryqin e vendosur në Kodrën e Diellit, megjithatë, ai nuk ka saktësuar datën se kur do të ndodh kjo.
“Kryqi ka vendim për prishje, u është dërguar. Kur do të prishet!? Tani në Tetovë kemi afër 5000 objekte të cilët kanë vendim për prishje. Ne e shihmi se mundohemi të punojmë dhe kur do të vije rendi ajo është” – tha Sedat Sulejmani, udhëheqësi i Inspektoratit komunal të Tetovës.
“Kryqi nuk do të bjerrë”. Kështu ka shkruar në Facebook, Kryetari I partisë “Dinjiteti” Stojançe Angelov, duke pohuar se përkundër dinamikës së rrënimit të mbi 5.000 objekteve në Tetovë, Kryqit në Kodrën e Diellit asnjëherë nuk do t`i vijë radha.
Stojançe Angelov, shkruan se të premten në Tetovë është paralajmëruar një protestë kundër Kryqit në Kodrën e Diellit. Sipas tij, kjo protestë do të tregojë se sa Shqiptarët do të tregojnë mosrespekt ndaj Maqedonasve, duke shpresuar se numri i tyre do të jetë shumë i vogël. /KlanMacedonia/