Aksion tjetër në veri, raportohet se policia po kontrollon për mallra të kontabanduara

Në komunën e Leposaviqit është duke u zhvilluar një aksion që lidhet me kontrabandë të mallrave.

Kossev, raporton se kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Është duke u kryer një kontrollë për shkak të informacioneve që ai ka mallra që janë kontrabanduar, origjina e të cilave nuk dihet ose nëse janë transportuar ilegalisht nga Serbia.” – ka thënë ai, duke mos treguar për çfarë mallra konkretisht bëhet fjalë.

Së fundi, Policia e Kosovës ka kryer disa kontrolla në veri, ku janë konfiskuar mallra të kontrabanduara që kanë të bëjnë kryesisht me produkte ushqimore, pije, por edhe cigare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share